Vlorë, asgjësohen 713 bimë kanabis

16/08/2017 00:00

Policia e Vlorës ka asgjësuar 713 bimë narkotike kanabis sativa në vendin e quajtur ”Gropa e Sterës”, në Llogara, si dhe në fshatin Risili.

Policia ka bërë asgjësimin e tyre me anë të shkuljes dhe të djegies.

Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Top Channel