Vodhi 8300 euro, lirohet ukrainasi
15/08/2017 00:00
Gjykata e Sarandës liroi ukrainasin Oleg Koval, i cili u arrestua pak ditë më parë si i dyshuar për vjedhjen e një shtetasi në këtë qytet.
Bëhet me dije se Koval ka lënë si garanci pasurore deri në përfundim të hetimeve një shumë prej 8 mijë eurosh. Ai u arrestua nga policia teksa po larohej nga Shqipëria përmes aeroportit të Rinasit, ndërkohë që gjatë kontrollit iu gjetën me vete 32 prerje 50 euroshe.
Prokuroria e dyshon 43-vjeçarin t’i ketë vjedhur një turisti tjetër shumën prej 8300 euro, ngjarje e ndodhur në një hotel në Sarandë.
Top Channel