Ersekë, procedim penal për përgjegjësin e Agjensisë së Pyjeve

13/08/2017 00:00

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: E.P., 57 vjeç, banues në Ersekë, me detyrë përgjegjës i Agjensisë së Pyjeve pranë Bashkisë Ersekë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi dyshohet se ky shtetas ka shpërdoruar detyrën duke i përpiluar dy leje shfrytëzimi për lëndë drusore një subjekti, duke shkelur ligjin për “Shpalljen e Moratoriumit të pyjeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Top Channel