Aksion antikanabis, asgjësohen 428 bimë në Shkodër

12/08/2017 00:00

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe asgjësuar 428 bimë të lëndës narkotike kanabis sativa në fshatrat Kir dhe Brucaj të rrethit të Shkodrës.

Në fshatin Kir, në vendin e quajtur Plavra, policia gjeti në një parcelë 320 bimë kanabis sativa të kultivuara.

Ndërsa në fshatin Bruçaj, në vendin e quajtur Poshtë shkëmbit të majës së Mgullës, u gjetën të kultivuara 108 bimë të tjera. Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy personat, që dyshohen se janë kultivuesit e bimëve narkotike.

Top Channel