Zjarri tek Parku i Liqenit, pranga 53-vjeçarit
11/08/2017 00:00
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 53-vjeçarin Arben Guga, banues në kryeqytet pasi nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr në kodrat e liqenit artificial.
Sipas burimeve policore, duke hedhur në tokë një cigare të ndezur si pasojë u dogjën 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative.
Guga u arrestua në flagrancë nga agjentët e komisariatit numër 1, ndërkohë që materjalet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “shkatërrim nga pakujdesia të mjedisit pyjor”.
Top Channel