
Policia e Durrësit, në bashkëpunim me specialistët e krimeve në komisariatin e Shijakut sekuestruan një sasi prej afro 450 garmë heroinë në banesën e një shtetasi.
Policia organizoi aksionin e koduar “Mbrëmja”, në bazë të informacioneve se një shtetas me banim në Shijak dispononte drogë të llojit heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e tij gjeti sasinë e drogës dhe shpalli në kërkim poseduesin e saj, i cili në momentin e bastisjes nuk ndodhej aty.
Së bashku me drogën, policia sekuestroi në cilësinë e provës materjale edhe dy peshore, një thikë dhe 124 fishekë model 56, të cilat i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale “posedim dhe shitje të narkotikëve”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të ftohta”.
Top Channel