Vlorë, zbulohen 48 bimë narkotike, pranga poseduesit

10/08/2017 00:00

Në saj të kontrolleve më të fundit të kryera nga policia në Vlorë, në fshatin Selenicë, në shtëpinë e një fshatari janë gjetur dhe asgjësuar një sasi bimësh narkotike.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në banesën e shtetasit Agim Hadëraj janë gjetur të mbjella 48 bimë, të cilat janë asgjësuar menjëherë me anë të djegies, si dhe 3.5 kg kanabis sativa që është sekuestruar në cilësinë e provës materjale.

Burimet nënvizojnë se pronari i shtëpisë, Hadëraj është vënë në pranga, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme, nën akuzat “kultivimi i bimëve narkotike” dhe “shitje të narkotikëve”.

Ndërkohë, uniformat blu të qytetit jugor po vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Top Channel