Peshkim me eksploziv, pranga të riut në Durrës

09/08/2017 00:00

Një 27-vjeçar u ndalua në Durrës pas një denoncimi qytetar për gjueti peshku me dinamit në zonën e Kepit të Rodonit.

Pas denoncimit të bërë tek Komisariati Dixhital u organizuan menjëherë efektivët e policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit Juljan Shetaj, banues në fshatin Shetaj të Durrësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike tip Kallashnikov, të cilën ai e mbante pa leje.

Gjithashtu, Shetajt iu sekuestrua edhe një varkë të cilën ai e posedonte pa çertifikatën e përdorimit.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit, për akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “përdorimit pa leje të mjeteve lundruese”.

Top Channel