Berat, fluks në spital; mungojnë specialistët

09/08/2017 00:00

Temperaturat e larta të stinës kanë bërë që të rritet ndjeshëm numri i të sëmurëve me simptoma kardiake si dhe ato të frymëmarjes.

Mbi 180 të sëmurë në ditë paraqiten në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Beratit, ku pjesa më e madhe janë me sëmundje kardiake.

Mjeku kardiolog Julian Ranxha pohon se kur fluksi i të sëmurëve sa vjen dhe shtohet, ai është i vetmi mjek që duhet të përballojë dyndjet me këtë lloj patologjie.

“Duhet të përballoj vizitat, konsultat, të sëmurët kardiakë që i shtroj unë, operimet, femrat shtatzënë, fëmijët… Përveç kësaj, duhet të jem në gadishmëri natë e ditë kur ka ngarkesë. Është e papërballueshme fizikisht”, thotë mjeku.

Pacientët thonë se është e patolerueshme që spitali rajonal ka vetëm një mjek.

“Kam ardhur nga Skrapari. Kam 4 ditë radhazi që jam këtu dhe një doktor nuk e përballon dot. Fluks i paparë dhe vetëm një doktor zemre nuk ka se çfarë bën”, thotë një pacient.

Gjatë gjithë vitit, numri i të sëmurëve me sëmundjet kardiake është në rritje, ndërsa problem ngelet mungesa e theksuar e mjekëve specialistë në këtë institucion shëndetësor që u vjen në ndihmë mijëra qytetarëve, jo vetëm nga Berati, por edhe nga qytetet dhe fshatrat përreth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA