Shpërthimi në Velipojë, vdes edhe djali

07/08/2017 00:00

Ka ndërruar jetë në një spital të Turqisë, ku kishte shkuar për mjekim, djali i biznesmenit të hotelit në Velipojë, Hektor Zejnuni.

Mësohet se 33-vjeçari nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të djegies që mori nga shpërthimi i gazit në ambientet e biznesit të babait të tij, në plazhin e Velipojës, ndodhur më datë 28 korrik.

Hektor Zejnuni u dogj në 70% të trupit teksa u fut në depo për të shpëtuar të atin në kohën që shpërthyen flakët, duke marrë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit.

Të dy u dërguan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ku ndërroi jetë i ati, Besnik Zejnuni, ndërkohë që i biri u dërgua në Turqi për mjekim më të specializuar, por pa mundur tu mbijetonte plagëve.

Top Channel