Shkodër, plagoset me thikë një 19-vjeçar
07/08/2017 00:00
Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e së dielës në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur për motive të dobëta, ku në lagjen Tepe, në konflikt janë përfshirë katër të rinj, të cilët kanë qëlluar me pistoletë dhe më pas është plagosur me thikë një 19-vjeçar, i cili u transportua menjëherë në spital, ku mori edhe shërbimin mjekësor.
Ndërkohë, policia që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes arrestoi në flagrancë Avdyl Lushajn (25 vjeç) dhe Saimir Lushajn (27 vjeç), të dy banues në Shkodeër, si dhe shpalli në kërkim një person tjetër.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 gëzhoja pistolete, të cilat i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel