Makina del nga rruga, plagosen dy të rinj në Sarandë
07/08/2017 00:00
Dy të rinj janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Burime zyrtare të policisë së Sarandës bëjnë me dije se rreth orës 05.30 të mëngjesit një mjet tip Peugeot ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Rruga e Skënderbeut”
Për pasojë janë aksidentuar Dh. J, 24 vjeç banues në Athinë dhe drejtuesi i mjetit A. D, 23 vjeç nga Saranda. Ata janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel