Kanos të birin me thikë, arrestohet 74-vjeçari

07/08/2017 00:00

Policia e Lushnjes ka parandaluar një krim në familje ku babai ka kanosur me thikë të birin.

Sipas informacioneve policore konflikti babë e bir ka ndodhur gjatë natës në lagjen “Karbunarë e Madhe” në Lushnje ku Dervish Mezini, 74 vjeç ka kanosur me thikë djalin e tij A. Mezini, 45 vjeç.

Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe një pistoletë model 54 që ai e mbante pa leje. Mbi të rëndojnë akuzat e armëmbajtjet pa leje dhe dhunës në familje.

Top Channel