Armë, eksploziv dhe municione, arrestohet 41-vjeçari

05/08/2017 00:00

Policia e Shkodrës ka sekuestruar armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe municione luftarake, si dhe një sasi kanabis sativa, në fshatin Nicaj.

Mësohet se ka rënë në pranga poseduesi i tyre, Vat Lami, 41 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 5 kilogramë e 258 gramë  Cannabis Sattiva e futur në një thes, 600 gramë lëndë e dyshuar eksplozive, 3 fitila zjarrpërcjellës, 3 kapsolla detonatore, 1 granatë dore me gjithë ndezës, 1 armë zjarri pushkë, 10 fishekë  të kalibrit 7.62 mm.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Top Channel