Zbulohen dy parcela me kanabis në Vlorë, një i arrestuar
04/08/2017 00:00
127 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa u gjetën dhe u asgjësuan me djegie në fshatin Rexhepaj, të njësisë administrative Selenicë, nga Policia e Vlorës.
Aksioni u zvillua në sajë të kontrollit të territorit të vendit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Bima narkotike u zbulua në vendin e njohur si ”Korija e madhe”, e mbjellur në dy parcela.
Gjithashtu, policia arrestoi në flagrancë edhe kultivuesin e tyre, shtetasin Riza Mehmetaj, 42 vjeç, ndërkohë që materialet përkatëse i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
Top Channel