
Policia e Vlorës arrestoi Ali Abilajn, një nga autorët e zjarrvënies së qëllimshme në Dukat-Karaburun.
Ali Abilaj dogji me qëllim një sipërfaqe pyjore prej 7 hektarësh.
Aktualisht, në fshatin Dukat, pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë, situata ka agravuar gjatë gjithë ditës pasi zjarri favorizohej dhe nga era e fortë. Për këtë shkak, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile (DPEC) kanë komunikuar me Qendrën e Përgjigjes ndaj Emergjencave Civile në Bashkimin Europian (ERÇ) për dërgimin në vendin tonë të një avioni tip CANADAIR për të shuar vatrat e zjarrit. Vatrat e zjarrit ndodhen në krahun e majtë në aksin rrugor Orikum-Llogara-Himarë, konkretisht: 1 në fshatin Dukat, 1 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, 1 sipër fshatit Palasë dhe pjesa tjetër e vatrave të zjarrit janë në fshatrat e Lumit të Vlorës (Tërbaç, Vranisht dhe Kallarat).
Top Channel