Krimi në familje, ndërron jetë edhe nëna e vrasësit Mirald Metallari

04/08/2017 00:00

Tragjedia në familjen Metallari në Bathore merr përmasa të tjera, akoma edhe më të rënda.

10 ditë pas ngjarje së rëndë ku djali i familjes, Mirald Metallari, vrau babain polic dhe plagosi të ëmën, ka ndërruar jetë në spital edhe kjo e fundit.

47-vjeçarja Nurie Metallari ndërhyri për të shuar sherrin mes djalit dhe burrit, por u plagos aksidentalisht.

Shkaku i vrasjes ishin bërë debatet babë e bir për ndërtimin e një muri ndërsa këtë muaj familja Metallari kishte planifikuar dasmën e një prej vajzave.

Top Channel