“Bypass”, sekuestrohen 75 kg kanabis, një e arrestuar

04/08/2017 00:00

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacion e koduar “Bypass”, duke sekuestruar 75 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa është vënë në pranga një shtetase.

Në operacionin ku mori pjesë edhe Delta Forcë, gjatë kontrollit të ushtruar  në lagjen “’Kushtrimi” në Vlorë, në banesën e shtetases Luljeta Kapaj është  konstatuar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Lënda narkotike ishte e ndarë në 5 bidonë plastikë dhe në 4 thasë, me një peshë prej 75 kilogramë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen Luljeta Kapaj, 59 vjeçe, banuese në Vlorë, si poseduese e lëndës narkotike. Gjithashtu në vijim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim policor djali i saj, shtetasi E.K., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Top Channel