Vrasja për celularin, arrest me burg për 4 të rinjtë

03/08/2017 00:00

Gjykata e Tiranës caktoi mesditën e së enjtes masën e sigurisë “arrest me burg” për Eugen Bitrajn, i riun që vrau me thikë 22-vjeçarin Marvi Mihali për një karikues celulari.

Së bashku me Bitraj, gjykata la në arrest me burg edhe djalin e xhaxhait të tij, Dejvi Bitrajn, si dhe dy shokët e tjerë Kridens dhe Marsel Alla.

Gjatë seancës për vlerësimin e masës bëhet e ditur se autori i këtij krimi, Eugen Bitraj ka pranuar autorësinë e vrasjes por nuk ka dhënë shumë shpjegime.

Ndërsa tre të tjerët akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasje pasi janë përleshur fizikisht me viktimën.

Ndërkohë që zhvillohej senaca, babai i Eugen Bitrajt i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Mihali dhe është lutur nëpërmjet mediave për të çtensionuar situatën mes dy familjeve.

“Ngushëllime familjes Mihali. Jam prind dhe i shpreh keqardhjen nënës, babës dhe të tjerëve. I tham asaj familjeje që kalamajtë tanë bënë një gjest shumë të keq. Ne nuk kemi mundësi të takohemi, por situata është shumë e nxehtë. Por jemi gati të marrim masa që të ruajmë qetësinë”, ka thënë Bitraj.

Top Channel