Zjarri drejt parkut të Llogorasë. Në Elbasan i afrohen zonës ushtarake

02/08/2017 00:00

Përkeqësohet situata e zjarreve në parkun e Llogorasë. Zjarri ka përparuar në drejtim të parkut, i ndihmuar dhe nga era që fryn nga veriu.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen pasi terreni malor është i pamundur për t’u ngjitur.

Era ka ndihmuar që për 10 minuta zjarri të djeg një masiv pyjesh prej 1 km. Situata është shumë alarmante dhe kërohet ndihmë.

Edhe në Krastë të Elbasanit zjarret janë kthyer në një problem serioz, duke u afruar shumë pranë një zone ushtarake.

Nga të dhënat e fundit mësohet se zjarret kanë djegur tashmë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

Përhapja e flakëve nga era dhe vështirësia për të hyrë në rrugë tokësore ka bërë që autoritetet të kërkojnë ndërhyrje nga ajri.

Top Channel