Zhduket prej disa ditësh 67-vjeçari, familjarët apel për ta gjetur

02/08/2017 00:00

Një 67-vjeçar prej disa ditësh rezulton të jetë i zhdukur dhe familjarët nuk kanë asnjë ide se ku ai mund të ndodhet.

Vasip Puca rezulton i humbur prej 28 korrikut dhe për herë të fundit ai është parë tek Spitali Ushtarak rreth orës 17:10.

Familjarët e 67-vjeçarit, 165 cm i gjatë, ezmer e me flokë të zeza, apelojnë për ndihmë për gjetjen e njeriut të tyre duke dhënë edhe foto të Vasip Pucas.
Kushdo që mund ta ketë parë është i lutur të kontaktojë në numrin e familjarëve: 0692435316.

Top Channel