Gjykata Kushtetuese, Kristo fut në fuqi dorëheqjen
02/08/2017 00:00
Edhe pse mandati i kishte mbaruar që muajin shkurt, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Vladimir Kristo e ka bërë efektive dorëheqjen nga kjo detyrë.
Kërkesa e tij i është drejtuar kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendit të Shqipërisë dhe presidentin të Republikës, të cilit do t’i duhet të plotësojë tani tre vakanca në Gjykatën Kushtetuese.
Kristo është një nga gjyqtarët e lartë që nuk e ka dorëzuar formularin e vettingut, me argumentin se ka mbushur moshën e daljes në pension.
Madje, vettingu i gjyqtarëve nis në muajin shtator po me gjykatësit e Kushtetueses, e cila nga 9 ka mbetur me 6 anëtarë, edhe pse ende në gjendje të marrë vendime.
Top Channel