
Një automjet tip “BMW” është shkrumbuar nga flakët rreth orës 10 të paradites së sotme në zonën e Llogorasë, në vendin e quajtur “Shata”.
Automjeti me targë “AA 166 HR” ka qënë duke u ngjitur për në parkun e Llogorasë, por nxehtësia në motor ose ndonjë defekt ka bërë që drejtuesi të ndalë makinën pasi po nxirrte tym.
Më pas flakët janë përhapur në të gjithë automjetin duke e djegur atë tërsisht. Menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit e Himarës, të cilët kanë mbritur në vendngjarje më shpejtësi, por automjeti është djegur pothuajse i tëri.
Për shkak të këtij episodi, ky aks rrugor ka mbetur i bllokuar për më shumë se 45 minuta dhe është dashur ndërhyrja e policisë rrugore për të zhbllokuar trafikun.
Automjeti i djegur rezulton të jetë në pronësi të shtetasit me inicialet E.R, 30 vjeç dhe banues në Kuçovë.
Top Channel