Leja për të dënuarit, shkarkohet drejtori i burgut të Korçës

01/08/2017 00:00

Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi shkarkoi nga detyra drejtorin e burgut të Korçës, Robert Kodra.

Motivacioni i shkarkimit është për keqmenaxhim të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese.

Ky vendim i shkarkimit erdhi pas një hetimi administrativ, sipas te cilit, drejtuesi i burgut, Robert Kodra, ka kryer shkelje te ligjit dhe rregullores së përgjithshme të burgjeve, duke sjellë pasoja të rënda në funksionimit e institucionit.

Gjithashtu, Kodra nuk ka informuar ministrin e Drejtësisë për praktikat e lejeve shpërblyese, brenda 5 ditëve nga dhënia e tyre, siç parashikohet nga aktet ligjore që janë në fuqi.

Top Channel