Kapet kokainë në Tiranë, të shtëna gjatë operacionit të policisë

01/08/2017 00:00

Një aksion i seksionit antidrogë në Policinë e Tiranës ka alarmuar banorët e rrugës “Don Bosko” mbrëmjen e së martës, pasi ka patur të shtëna me armë dhe përplasje automjetesh.

Por, duket se paniku ia ka vlejtur, pasi policia njofton se ka sekuestruar sasira të konsiderueshme kokaine. Agjentët antidrogë kishin nën vëzhgim dy persona të cilët dyshoheshin se shisnin droga të forta të llojit kokainë në rrugën “Don Bosko”.

Por, thirrjes së policisë për të ndaluar dy të dyshuarit, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë, nuk u janë bindur dhe kanë tentuar të largohen duke kryer manovra të rrezikshme me automjetin tip Citroen.

Në këto kushte agjentët e policisë janë detyruar të qëllojnë në ajër dhe më pas në drejtim të gomave të automjetit. Për pasojë, një prej të dyshuarve ka mbetur i plagosur nga përplasja e automjetit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të dy janë ndaluar nga policia.

Pas kontrollit në automjetin tip Citroen dhe në banesën e njërit prej të ndaluarve, policia njofton se ka gjetur sasira të kosniderueshme kokaine, por pa specifikuar sasinë e saktë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA