“Fundi i korrikut”, sekuestrohen 55 kg kanabis

01/08/2017 00:00

Agjentë të policisë së Tiranës kanë finalizuar në orët e para të mëngjesit të së martës operacionin e koduar “End of July”.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 55 kg lëndë narkotike, ndërsa janë arrestuar në flagrancë atë e bir si poseduesit e tyre.

Burime policore bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Top Channel