Kamëz, bashkia depoziton plehrat pranë lumit. Banorët në protestë

31/07/2017 00:00

Mbetjet urbane Bashkia e Kamzës i depoziton në anë të lumit Tërkuzë. Çfarë nuk merr uji me vete e djegin zjarret dhe kjo situatë ka revoltuar banorët e zonës.

Zona e hedhjes së mbetjeve pranë lagjes Dritas është e jashtëligjshme. Banorët protestuan për krimin mjedisor dhe me ta u bashkuan edhe ambjentalistët.

Kjo është dita e dytë që banorët protestuan para Bashkisë Kamëz, kreut të së cilës i kërkojnë zgjidhje emergjente. Por Mziu pranoi të negocionte mbi disa kushte, ndërsa u shpreh i qetë për zgjidhjen që ofron bashkia.

Pas disa orë negociata, kryetari i bashkisë pranoi të ritakonte një përfaqësi protestuesish. Por negociatat dështuan sërish, pasi sipas Mziut organizatori është politikisht i përfshirë në këtë çështje, ndërsa pjesë e takimit duhet të jenë vetëm ata që i përkasin njësisë administrative Kamëz.

Por protestuesit dhe ambjentalistët mendojnë se kjo ndodtje e rëndë mjedisore është një dëm njerëzor, që nuk njeh kufij partiakë apo territorial.

Bashkia e Kamzës është një nga ndotësit më të mëdhenj të ujërave me mbetje urbane të cilat përrenjtë dhe lumenjtë i depozitojnë në bregdet.

Kryebashkiaku thotë se është miratuar nga Këshilli Bashkiak një projekt për landfill, që nuk po gjen zbatim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA