
Ministri i Shëndetësisë ka dënuar me forcë dhunën e ushtruar ndaj mjekut kirurg në Spitalin Rajonal të Shkodrës, duke i kërkuar organeve kompetente të marrin masa për zbardhjen e ngjarjes.
Arben Beqiri ka deklaruar se mbrojtja e personelit shëndetësor nga dhuna dhe krijimi i një sistemi të sigurt brenda spitaleve duhet vlerësuar me prioritet.
“Është përgjegjësi e shtetit të sigurojë kushtet e nevojshme që të shmangë çdo përplasje apo sulm fizik midis mjekëve dhe pacientëve, si dhe të mos kriminalizojë askënd derisa fajtori të provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”, ka deklaruar Beqiri.
Ministri teknik ka nënvizuar se personeli shëndetësor po kontribuon për statusin aktual shëndetësor të vendit dhe demoralizimi nga ngjarje të tilla mund të reflektojë mbi këtë kontribut.
Top Channel