3 të arrestuar për energjinë elektrike
31/07/2017 00:00
Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së kanë vijuar kontrollet në subjekte të ndryshme me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e energjisë elektrike.
Në terren kanë operuar 12 grupe kontrolli, të cilat kanë evidentuar 15 raste të paligjshme të lidhjes së energjisë elektrike.
Për pasojë, 3 shtetas janë arrestuar, 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 2 persona janë shpallur në kërkim.
Top Channel