Zjarr në parkun e Korçës, dyshohet i qëllimshëm

30/07/2017 00:00

Tre vatra zjarri në afërsi të njëra- tjetrës kanë rrezikuar të përfshijnë Parkun e qytetit të Korçës pasditen e së dielës. Flakët e shumta  kanë rrezikuar kurorën e gjelbër të parkut rinia, por fatmirësisht sinjalizimi dhe ndërhyrja në kohë kanë bërë të mundur që zjarri të neutralizohet.

Forcat zjarrfikëse janë lajmëruar menjëherë sapo është vënë re vatra e parë e zjarrit dhe bashkëpunim me forcat e policisë është bërë e mundur shmangia e një tragjedie të vërtetë për Korçën. Flakët kanë shkrumbuar bimësinë e ulët, duke rrezikuar edhe pemët por ndonëse terren ka qenë i vështirë për depërtimin e mjeteve zjarrfikëse, gjithçka është lokalizuar shumë shpejt.

Policia e ndodhur në vendngjarje ka bërë me dije se dyshohet paraprakisht për zjarrvënie të qëllimshme. Janë shoqëruar për këtë ngjarje disa persona në komisariatin e Korçës, ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel