Zjarr masiv në Librazhd, kërkohet ndërhyrja nga ajri

30/07/2017 00:00

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në masivin pyjor të Babjes në zonën e Librazhdit.

Banorë të zonës me mjete rrethanore dhe forca zjarrfikëse janë angazhuar në një betejë me flakët për vënien e tyre nën kontroll dhe shmangien e dëmeve të mëtejshme.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra thotë se situata mbetet mjaft problematike për shkak të terrenit të vështirë.

Ai thotë se vetëm ndërhyrja nga ajri mund të shmangë përmasat katastrofike të dëmit.

Top Channel