Vlorë, shkrumbohen disa hektarë me pisha

30/07/2017 00:00

Disa hektarë me pisha janë djegur dhe janë ende nën pushtetin e flakëve në Pyllin e Sodës në Vlorë.

Zona ku ka rënë zjarri është në afërsi të Petroliferes dhe ende po punohet për shuarjen e flakëve. Katër automjete të zjarrfikësve janë në vend se bashku me 25 punonjës.

Po ashtu ne ndihme janë dhe punonjës së pyjores së bashku me policinë. Situata vijon të jetë e rëndë dhe është kërkuar edhe ndihma e banorëve, për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

Gjithashtu emergjencat civile të bashkisë së Vlorës kanë kërkuar ndihmë nga ajri, për shkak të situatës së rëndë.

Top Channel