Pushimet, policia me biçikleta në plazhe

30/07/2017 00:00

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për muajin gusht kur dhe pritet rritja e numrit të emigrantëve që vijnë për pushime në Shqipëri.

Deri më tani nëpërmjet pikave të kalimit kufitar kanë hyrë rreth 22 mijë persona me rreth 5 mijë automjete. Krahas kësaj policia e shtetit ka angazhuar dhe nga 100 patrulla policie me biçikleta në të gjitha plazhet e vendit të cilët do të jenë të pranishëm në bregdet për të garantuar rendin por dhe për tu ardhur në ndihmë pushuesve.

Gjetja e fëmijëve të humbur, apo vjedhja e sendeve personale në çadra janë shqetësime në bregdetin e Adriatikut

“Nuk ka pasur më përpara. Unë kam bërë një muaj plazh më parë dhe nuk ka pas. Jam futur bashkë me çantë në det, pasi s’kishim siguri. Shumë mirë që janë vënë dhe mirë është të ketë gjatë 3 muajve të plazhit”, shprehet një pushues.

“Shumë mirë. Na ndihmojnë me fëmijët. I gjejnë fëmijët e humbur.”- shprehet një gjyshe e kënaqur nga prania e shërbimit policor.

-“E vlerësoj. Një gjë shumë e bukur. Të jep siguri, veçanërisht kur je me fëmijë të vegjël ke gjithnjë ankth kur largohen. Kur është forca e policisë ndjehesh më i qetë, rri i sigurt.”- shprehet një tjetër pushues.

Në mbështetje të patrullave janë angazhuar dhe forca të posaçme të repartit shqiponja të cilat do të lëvizin në akset dytësore që të çojnë drejt bregdetit.

Ndërkohë edhe policia rrugore ka nisur një aksion për ndëshkimin e drejtuesve qe lëvizin tej normave të shpejtësisë por dhe parakalimet e gabuara të cilat janë kthyer në burimin kryesor të aksidenteve. Vetëm Brenda pak ditësh për parakalime të gabuara policia ka vendosur mbi 1500 gjoba e ka pezulluar 100 leje drejtimi.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel