Shkodër, goditet me grusht mjeku
29/07/2017 00:00
Një mjek kirug, me inicialet B.G, është goditur me grushte nga familjari i një pacienti mesditën e sotme në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në oborrin e spitalit, ku një shtetas i identifikuar me inicialet A.K, i afërt i një pacienti, ka sharë dhe goditur me grusht mjekun.
Ky i fundit ka bërë kallëzim në polici për rastin në fjalë dhe policia ka shpallur në kërkim agresorin, i cili njihet si përson me preçdentë penalë.
Top Channel