
Pas reagimit të Ministrisë së Drejtësisë, e cila i ka kërkuar zyrtariht homologëve kroatë, që të mos ekstradojnë Ismail Morinën në Serbi, ka ardhur edhe reagimi i institucioneve të tjera shqiptare për këtë çështje.
Kështu, kryeministri Rama dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë marrë kontakte me autoritetet kroate, për të penguar ekstradimin e shtetasit Ismail Morina, drejt Serbisë.
Ismail Morina u ndalua në Kroaci, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, e cila e akozun atë si autor të ngritjes së dronit në Beograd, i cili solli trazirat gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Gjykata e shkallës së Parë në Kroaci është shprehur pro ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi, ndërsa çështja është apeluar.
Gjatë ditës së sotme, ka nisur një angazhim i gjithanshën i institucioneve shqiptare, për të bindur autoritetet kroate, të mos ekstradojnë Morinën drejt Serisë.
Top Channel