
Në vijim të rikontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të marra, shërbimet policore të Komisariatit të Tepelenës, zhvilluan me sukses, operacionin anticannabis “Kurtes”, në fshatin Nivicë.
Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar, nga shërbimet e Policisë u gjetën të kultivuara në tokë të hapur rishtas 1750 bimë Cannabis Sativa, tw cilat u asgjësuan në vend, me anë të djegies.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
Demo Zana, 22 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.
Agim Zana, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Top Channel