Zjarr në nënstacionin e Rexhepajt, një pjesë e Kukësit pa energji

28/07/2017 00:00

Pjesërisht qyteti i Kukësit si dhe ish komuant Terthore, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujëmishte dhe Shtiqen kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të zjarrit që ra në një pjesë të nënstacionit Rexhepaj.

Për pasojë kanë pësuar djegie dhe janë dëmtuar rëndë 6 fidra 10 kV. Grupet e OSHEE janë në vendngjarje duke punuar prej dy orësh ndërsa nevojitet të paktën dhe një orë për riparimin e dëmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA