Të plagosurit e Velipojës, mjekët: Janë në gjendje kritike

28/07/2017 00:00

Katër persona u lënduan në total nga zjarri i fuqishëm që përfshiu restorantin në Velipojë. Besnik Zejnuni, pronari i biznesit dhe i biri i tij u transportuan me urgjencë me helikopeter në repartin e djegie-plasitikës në QSUT, rreth mesditës.

Fatkëqsisht, 55-vjeçari Zejnuni dhe djali i tij 33 vjeç kanë pësuar djegie pothuajse në të gjithë trupin dhe sipas mjekëve ndodhen në gjendje kritike për jëtëm.

“Janë shtruar dy pacientë të djegur rëndë në gjithë sipërfaqen trupore si pasojë e shpërthimit në restorantin e tyre. Gjendja paraqitet kritike. Aktualisht jemi në momentet e para të vlerësimit të ekzaminimeve laboratorike, ndërsa vazhdon mjekimi i dy pacientëve. Siç thash gjendja mbetet kritike dhe konsiderohet prognoza e rezervuar për jetën”, ka deklaruar mjeku Gjergj Belba, shef i shërbimit të djegie-plastikës.

Ndërkohë, ndonëse fillimisht u dyshua për shumë të plagosur, bëhet fjalë edhe për 2 persona të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Të lënduara nga flakët kanë mbetur edhe infermierja Vjollca Voci, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë gjatë zjarrit, si dhe shtetësja Saida Spahia, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel