“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen “Merr më të mirën që ekziston dhe bëjë akoma më të mire”. Kështu pati thënë dikur themeluesi i Rolls Royce Motors dhe pikërisht këtë ka bërë kompania me versionin e tetë të Phantom.
Kur prezantoi modelin më të ri, prodhuesi i makinave luksoze tha se ai do të bëhej një prej objekteve më të kërkuara në botë.
Nga yjet e rokut, deri tek familjet mbretërore, Phantom është për adhuruesit e saj, makina që vazhdon të japë, duke qenë se është rikrijuar tetë herë përgjatë 90 viteve të fundit.
Versioni i ri ka motor të dyfishtë 6750 kubiksh, të cilin Rolls Royce e cilëson si ‘zemrën e heshtur’ të makinës.
“Phantom është simbol i kulmit të luksit dhe është një prej objekteve luksoze më të kërkuara në botë. Izolimi i tingullit në modelin e ri ka arritur në nivele tërësisht të reja. Ai është jo vetëm më i manovrueshëm, por edhe shumë më i rehatshëm”, thotë shefi ekzekutiv i kompanisë, Muller-Otvos.
Në eskpozitën e çelur në Bonham të Londrës me rastin e promovimit të automjetiti, u zbuluan gjithashtu disa prej klientëve më të famshëm të Phantom, të tillë si John Lennon, Fred Astaire dhe Queen.
Vlera e Phantomit të ri mund të arrijë në gjysmë milion dollarë. Renia e kërkesave për makina luksoze nga Kina duke se nuk ka pasur ndikim tek të dhenat financiare Rolls Royce. Shitjet në kompaninë e kontrolluar nga BMW-ja u rritën me 6 përqind në 2016-n, me 4 mijë automjete të shpërndara nëpër botë.
Top Channel