Aksident në Vlorë, plagoset 76-vjeçarja

28/07/2017 00:00

Një 76-vjeçare është aksidentuar me makinë në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Pavarësia” të qytetit.

Salla operative e policisë është lajmëruar menjëherë për ngjarjen ku R. I, 76 vjeçe u përplas nga një mjet tip “Renault” pranë Akademisë së Marinës.

Drejtuesi i mjetit ishte larguar menjëherë në vendngjarje, ndërsa e moshuara u dërgua në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia u vu në ndjekje të autorit A. L, 34 vjeç, i cili bashkë me mjetin u ndaluan në zonën e Lungomares.

Top Channel