Çmimi i ujit, bashkia organizon dëgjesa publike

27/07/2017 00:00

Një ditë pas miratimit të planit të investimeve në këshillin bashkiak qytetarët të cilët kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit i kanë kërkuar shpjegime drejtorit të UKT-së.

“Përse ju nuk merrni borxhe dhe e shlyeni më pas me fitimet që nxirrni?”, thotë një banor.

“Nuk mund të marrim borxhe sepse   ka limite  pasi qeveria është kushtëzuar nga FMN dhe  sërish do të kemi një interes të lartë”, është përgjigjur Evis Gjebrea.

“Nuk është vërtetë ju jeni sha, jeni biznes”, shprehet një tjetër.
Po e vërtetë por ne kur erdhëm gjetëm dy kredi dhe vazhdoj dhe paguaj dhe asnjë banke nuk më jep mua më kredi”, tha Redi Molla, drejtori i UKT-së.

Pas dëgjesës publike  rritja  e çmimit të ujit të pijshëm kalon për vendi përfundimtar prane Entit Rregullatore të Ujit i cili do ta miratojë ose jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA