Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Mirald Metallari do të dalë të enjten para Gjykatës së Krimeve të rëndë për tre vepra, atë të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare që i mori jetën të atit Miftar Metallari, vrasjes së ngelur në tentativë të të ëmës Nurie Metallari dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzoi kërkesën në gjykatë, në të cilën kërkon arrest me burg ndaj Mirald Metallarit, ndërsa shpjegon dinamikën se si ndodhi krimi i dyfishtë.
Prokurori thotë pas një konflikti të momentit mes dy burrave, babë e bir, viktima një efektiv policie, e ka goditur të birin me grusht.
Konflikti i momentit ndodhi pasi i riu gjatë punimeve në shtëpi kishte rrëzuar pa dashje karrocën me llac dhe pasi ai është goditur nga i ati, ka hyrë në banesë duke marrë armën e viktimës.
Në këtë moment e ëma ka dalë përpara për të parandaluar ngjarjen, por edhe ajo është qëlluar prej të birit, i cili më pas ka zbrazur pesë plumba mbi të atin Miftar Metallari.
Dëshmia e Mirald Metallari
Më datë 24.07.2017 rreth orës 06:00 të mëngjesit, ka ndihmuar të atin (Miftarin) për të bërë disa punime në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kur ka qenë duke punuar, rreth orës 11:00, në një moment i është derdhur karroca e mbushur me llaç në tokë. I ati e ka gjuajtur me grusht në pjesën e buzës dhe pas këtij veprimi, Mirald-i ka hyrë në banesë, ku aty kanë qenë 2 (dy) motrat e tij, të cilat kanë dal jashtë dhe ky ka shkuar te dhoma e të atit . Aty ka marrë armën e shërbimit të babait dhe pasi ka dal me armë në dorë te dera, ka vërejtur të ëmën shtetasen Nurie Metallari, e cila ka tentuar ta ndaloj dhe në këtë moment ai e ka shkrepur armën me drejtim nga dyshemeja. Nëna e tij ka dashur përsëri ta ndaloj, por Miraldi ka qëlluar me armën e zjarri në drejtim të saj në një distancë prej 3 (tre) metrash. Ndërkohë, i ati, Miftari, ishte duke ardhur në drejtim të Mirald-it, ky i fundit ka hapur zjarr edhe ndaj tij duke mbaruar të gjithë fishekët që kishte në karikatorin e pistoletës. Më pas Mirald-i thekson se ka shkuar te e ëma, e cila ishte shtrirë përtokë në verandën e shtëpisë, e ka marrë atë dhe e ka futur në makinën e tij, me qëllim për ta dërguar në spital. Me vete ka patur edhe armën e zjarrit që kishte kryer ngjarjen. Ai është nisur për në Spitalin e Traumës Laprakë, kur ka qenë në hyrje të rrugës për te spitali e ka ndaluar një patrullë policie, dhe e ka shoqëruar atë në mjetin e policisë, ndërsa të ëmën e kanë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. Në deklarimin e tij ky shtetas thekson se armën ua ka dorëzuar vet punonjësve të policisë. Në shpjegimet e tij ky person sqaron se nuk ka patur konflikte të mëparshme me të atin .
Top Channel