Aksidentoi për vdekje 60-vjeçarin, arrestohet polici rrugor
26/07/2017 00:00
Një punonjës policie në Shkodër u ndalua pasi përplasi me automjetin e tij një 60-vjeçar me motorçiklete në rrugën Velipojë – Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit në fshatin Mali Kolajve. 60-vjecari nga Baksi i Velipojes humbi jetën si pasojë e plageve të marra.
Drejtuesi i mjetit qe e aksidentoi, Përparim Papa 48 vjeç, banues në Tiranë sherben si oficer i Policisë në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, Komisariati Policisë Malësi e Madhe.
Top Channel