Vijojnë dëshmitë në gjyqin “Shullazi”

25/07/2017 00:00

Dëshmitaret e thirrur në Gjykatën e Krimeve të Rënda vijojnë të vendosin në pikëpyetje profilin e Ylvi Beqajt, njeriu i  mbrojtur nga shteti, por deri më tani i ngelur vetëm  me rrëfimin e tij kundër Emiljano Shullazit.

“Dy vjet më parë, Ylvi Beqaj më kërkoi borxh 150 mijë euro dhe unë ja dhashë, sepse siç më kishte treguar kishte probleme me ish-Vollëen. Bëmë kontratë tek noterja dhe më tha se do të m’i kthente, por ende nuk e ka bërë këtë gjë, ndaj e kam denoncuar”, kujtoi dëshmitari Sali Caka.

Sali Caka u ankua në gjykatë ndaj Ylvi Beqajt, të cilin e përshkroi si njeriun që i shkatërroi jetën.

“Ai shfytëzoi miqësinë me mua, duke i besuar jo vetëm që i dhashë borxh, por hyra garant edhe tek dy persona në Fushë-Prezë, të cilët i dhanë gjithashtu borxh. Tashmë këta persona më kërkojnë për të marrë borxhin”, tha dëshmitari.

Noterja Drita Pepa, sikurse edhe kolegia e saj, tha se kontrata për ish-Vollgën mes Beqajt dhe Emiljano Shullazit ishte nënshkruar me vullnetin e lirë të të dyja palëve, duke hedhur poshtë pretendimet e kërcënimeve, sikundër pretendon Beqaj.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 12 shtator, ndërkohë që do të thirren si dëshmitare edhe ish-kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho, Fejzi Kodra dhe Elvis Martini.

Top Channel