Zoe Saldana zyrtarisht aktorja me fitimet më të larta në histori falë Avatar: Fire and Ash, kalon edhe Scarlett Johansson Pas një tjetër dite sfiduese në Uashington, presidenti Donald Trump fluturoi drejt Virxhinias Perëndimore për të folur para një turme prej rreth 40 mijë bojskautësh, e duke u thënë atyre se ishte shumë i lumtur që e kish lënë pas Uashingtonin.
“Kush dreqin do të flasë për politikën?”, tha Trump në fillim të fjalës së tij, duke u thënë të rinjve se donte tu fliste për rrugët e realizimit të ëndrrave të tyre. Por, sidoqoftë, nuk mundi t’i rezistonte politikës në një ditë në të cilën ai u stërmundua ti lutej senatorëve republikanë që të votonin planin e tij të kujdesit shëndetësor dhe duke parë dhëndrin e tij që copëtohej në Capitol Hill për kontaktet me Rusinë.
E kështu, nuk u desh shumë kohë që Trump të kalonte nga inspirimi tek denigrimi. Ai i tha të rinjve se media ishte e pandershme dhe se nuk do të tregonte numrin real të tyre në televizion, ai rikujtoi netët e fitores së tij në zgjedhje por edhe kritikoi paraardhësin e tij Barack Obama, që nuk kishte ardhur asnjëherë në podiumin në të cilin ai ndodhej, ndërsa ishte në detyrë.
“Fake media do të thotë; presidenti Trump foli para një turme të vogël bojskautësh sot,..por çfarë turme është kjo….fake media, fake news…. Unë kam edhe një pyetje…a ka ardhur ndonjëherë presidenti Obama këtu….?”, tha Trump.
E gjithë kjo, ka zemëruar jo pak prindër, me një prej të cilëve që shkruante në mediat sociale: Nuk ka më bojskaut për fëmijën tim, sepse ai nuk ka përse të dëgjojë një gënjeshtar që shpalos egon e tij…Shumë prindër të tjerë, përmendnin vlerat e organizatës 107-vjeçare dhe thoshin se Trump i kish shkelur ato.
Top Channel