Bllokohen në plazh, policia ndihmon 12 persona në Krorëz

25/07/2017 00:00

Mesditën e sotme Policia Kufitare ka ndihmuar 12 pushues, një pjesë e të cilëve të mitur që ishin bllokuar në plazhin e Krorzës.

Policia ishte njoftuar nga një person që kërkoi ndihmë sepse bashkë me familjen kishte hyrë nëpërmjet rrugës tokësore, tepër të thepisur në plazhin e njohur dhe për shkak të dallgëve nuk kanë mundur të largohen më prej andej.

Policia gjeti atje anëtarët e tre familjeve nga Tirana, të gjithë me fëmijë dhe i largoi drejt Lukovës me skaf. Plazhi i Krorzës është i njohur për bukurinë, por edhe ashpërsinë e terrenit që e rrethon.

Top Channel