Vidhnin energjinë, procedohen disa abonentë në Burrel
24/07/2017 00:00
Nga kontrollet e OSHEE në Burrel janë zbuluar abonentë që vidhnin energjinë elektrike përmes ndërhyrjes në matës dhe lidhjes së paligjshme direkt nga linja në forma të ndryshme.
Në Prokurori janë kallëzuar 9 persona për vjedhje të energjisë.
Gjithashtu, policia e Burrelit ka arrestuar një grup prej 4 personash, dy nga Tirana dhe dy nga Tropoja, me akuzën e vjedhjes se transformatorëve në periudha të ndryshme.
Top Channel