
Ashtu si në skenat e filmit Point Break, me Keanu Reeves dhe Patrick Swayse, ku një bandë serfistësh me maska te ish presidentëve amerikanë grabisnin banka, dy vëllezër, që fshihnin fytyrën nën maskat e presidentit amerikan Donald Trump, vidhnin bankomatët në qytetin verior të italisë, Torino.
Policia italiane, bëri të ditur të hënën se kishte arrestuar dy vëllezërit që kishin zbrazur me dhjetëra bankomate në torino dhe ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë.
Por, në deklaratën e policisë, thuhej se ata ishin frymëzuar nga një tjetër film, “The Jackal”, protagonisti i të cilit, i luajtur nga Bruce Willis, ndryshonte ngjyrën e makinës së tij për të mos rënë në duart e policisë.
Ashtu edhe dy vëllezërit, kishin lyer makinën e tyre të bardhë mercedes, me ngjyrë të zezë.
Të dy vëllezërit, të moshës 26 dhe 30 vjec, shihen në pamjet e kamerave të sigurisë, me maskat e Trump, e madje, edhe mbulojnë kamerat në hollin e një banke dhe vendosin më pas një mjet shpërthyes në bankomat. Më pas, fshihen pas një muri, vetëm pak caste para shpërthimit….
Top Channel