Të prekur nga fatkeqësitë, 26 familje dëmshpërblehen nga Bashkia

24/07/2017 00:00

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë të mërkurën dhënien e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme për 26 familje nën juridiksionin e Bashkisë së kryeqytetit.

Sipas projektvendimit, familje të cilat kanë pësuar humbje, apo dëmtim të pronës  si pasojë e përmbytjeve nga reshjet apo nga rënia e zjarrit, pritet që të përfitojnë ndihmë të drejtpërdrejtë.

Përfitues janë jo vetëm familjet të cilat jetojnë brenda vijës së verdhë të qytetit, por edhe në njësitë e reja administrative (ish-komuna) që i janë bashkuar sëfundmi kryeqytetit, të cilat me ndarjen e vjetër administrative nuk do të kishin asnjë mundësi që t’u shkonin në ndihmë qytetarëve.

Sipas relacionit, në të gjitha rastet propozimi ka ardhur pas shqyrtimit të dokumentacionit të nevojshëm dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara, nga njësitë administrative, Drejtoria e Emergjencave Civile, Këshilli i Qarkut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA