Drogë dhe municione, arrestohet 40-vjeçari
24/07/2017 00:00
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 40-vjeçar pasi i është gjetur 3.25 kg kanabis sativa, 1 automatik dhe 25 fishekë.
Në sajë të operacionit të koduar “Muzgu”, është arrestuar në Kastriot të Dibrës Tomor Leshi, 40 vjeç. Sasia e drogës dhe municionet janë gjetur në shtëpinë e tij.
Top Channel